Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, mos e bllokoni Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar para mediave lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se në seancën e sotme do të marrin pjesë, ndërsa shtoi se Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ai tha se Kosova nuk ka kohë dhe energji për të humbur me lojëra e pazare politike.

“Nuk ka ndryshuar asgjë, ajo që mund të ju them qytetarëve të Kosovës është shumë e thjeshtë, ne jemi në një seancë konstituive me vonesë shumë të madhe, konstituimi i Kuvendit është dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë justifikim për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji me humb me lojëra e pazare politike. Ajo që mund të ju them është që Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve të Kosovës, por nga ana tjetër ne kemi një qëndrim publik politik”, u shpreh Tahiri.

Po ashtu, deputeti i zgjedhur iu bëri thirrje kolegëve të tij deputetë që të mos e bllokojnë Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit