Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online se Kosova ka pasur shumë miq dhe mbështetës, të cilët i ka humbur “falë eksperimentimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe kësaj shumice”.
Sipas Tahiri, asnjë shtet në botë nuk mund të jetojë pa miq, prandaj brenga më e madhe e tij vazhdojnë të jenë marrëdhëniet, siç thotë ai, në nivelin më të ulët me ShBA-në.
Ai ka thënë se ShBA-ja ka luftuar për Kosovën dhe ka qenë një shtet i cili me besim të madh e ka mbështetur atë në rrugëtimin e vetë dhe forcimin e shtetit.
Tutje, Tahiri ka thënë se nuk pret shumë nga mandati i kësaj qeverie dhe se AAK-ja, me koalicionin e saj, do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë dhe do të jetë “befasia e këtyre zgjedhjeve”.
“Tanimë kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe tre muaj e gjysmë, nuk pres që do të ndodhë shumë, ky kuvend dhe kjo shumicë parlamentare nuk e ka arrit edhe minimumin e ligjit që është dashtë të përfundojnë sepse që katër vite nuk e kemi ligjin për sigurime shëndetësore, ballafaqimi me shërbime shëndetësore dhe kërkesën për të kryer një shërbim me kushtetutë është ballafaqim dhe brenga më e madhe”.
“Nuk ka arritur të trajtojë ligjin e pagave, sot paga në sektorin publikë për 80 mijë familje janë më të voglat në rajon, nuk ka arritur të bëjë asnjë veprim që lidhet me forcimin e ekonomisë të Kosovës, nuk ka arritur ky kuvend dhe kjo qeveri të shtyjë përpara komisionet hetimore për të adresuar çështjet e korrupsionit, kjo qeveri do të jetë në histori të Kosovës, si qeveria me më së shumti tenda një burimor, dhe tenderi një burimor është burimi i korrupsionit, sepse i kalon procedurat e konkurrimit të lirë dhe të barabartë”.
“Ndërsa kur flasim për menaxhimin e shtetit, ekonomisë nuk ka asnjë investim kapital i cili mundë të jetë pikë referente dhe krahasuese, të gjitha rrugët e Kosovës janë të bllokuara, asnjë nuk është kryer nga këta katër muaj. Ajo që mendoj që është një brengë e madhe është edhe dobësimi i Kosovës dhe subjektivitetit të saj në raport ndërkombëtar, nuk ka mundësi asnjë shtet në botë të jetoj pa miq, Kosova ka pasur shumë miq dhe shumë mbështetës dhe i ka humbë falë eksperimentimit të vazhdueshëm të kësaj qeverie dhe kësaj shumice”, ka thënë ai për Ekonomia Online.
Sipas Tahirit, “kjo qeveri e bënë një gabim fondamental kur flet për ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë Amerika” dhe në kohën e luftës, ata ishin “ndërkombëtarët në funksion me sulmet ajrore gjithandej dhe luftën tonë në terren”.
“Brenga më e madhe për ne vazhdon të jenë marrëdhëniet në nivelin më të ulët me SHBA, dhe këto marrëdhënie padyshim e kanë dobësuar Kosovën dhe secila njohje që i ka ardhur Kosovës, dikund e ka një shtytje të qeverisë amerikane, dhe këto marrëdhënie nuk kanë të bëjnë me dy shtete partnere por me një shtet i cili me një besim të madh e ka mbështet Kosovën në rrugëtimin e vetë dhe forcimin e shtetit”.
“Kjo qeveri e bënë një gabim fondamental kur flet për ndërkombëtarët, ndërkombëtarët janë Amerika, dhe unë i them kësaj qeverie që në kohën e luftës kur ata që ishin kombëtarë të UQK-së, e bënin luftën, dhe ishin këta ndërkombëtarët që ishin në funksion me sulmet ajrore gjithandej dhe me ndihmu luftën tonë në terren, pra ndërkombëtarët nuk janë ndërkombëtarë por janë kombëtarë të prirur prej Amerikës dhe me ta duhet të punojmë ngushtë me synimet tona strategjike në veçanti në forcimin e shtetit të Kosovës”.
Ndërsa për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Tahiri ka thënë se janë të papranushme, sidomos pas sulmit të Banjskës.
“Sanksionet ndaj Kosovës nuk janë të drejta, këto sanksione ndaj qytetarëve janë të padrejta nuk ka logjikë mbas 24 shatorit sulmit të Banjskës, Kosova me qenë me sanksione dhe Serbia me qendër privilegjore”.
“Sa i përket agjendës rajonale Kosova duhet të jetë pjesë e agjendës rajonale, kudo që Kosova nuk është prezente në agjendën rajonale tregimin për Kosovën, narrativen do ta bëjnë armiqtë e Kosovës, të qenit në tavolinën rajonale forcohet subjetiviteti i Kosovës dhe nuk duhet të hiqet, kushdo që pretendon me heq Kosovën me çfarëdo iniciative rajonale e dëmton edhe mendësinë edhe ndjenjën e madhe që e ka ky popull të dashurisë ndaj perëndimit dhe veçanti ndaj SHBA-së dhe BE-së, pra po na diskriminojnë në diçka që nuk e meritojmë, Kosova e meriton me qenë agjentë rajonale dhe nëse ka një shtet që po bën destabilizim rajonal, ajo është Serbia përmes agjendës ruse dhe serbe”.
“I kam dy vlerësime AAK me koalicionin e vetë do ta ketë rezultatin më të mirë që e ka pasë aleanca dhe do të jetë befasia e kësaj zgjedhje, ngritja jonë strukturore bashkë rendimi në koalicion, argumentimi që e kemi bërë në kuvend, ballafaqimi që e ka bërë kryetari Ramush Haradinaj janë argumente të besueshme që në këto zgjedhje të kemi një ngritje jashtëzakonisht të madhe”, ka përfunduar