Emisioni Weekend-i, edhe këtë të diele solli personazhe tejet pozitivë enkas për shikuesit e Klan Kosovës.
Këngëtari Xhafer Ahmetaj, foli për karrieren e tij.
Ai ndau edhe një rrëfim tejet emocionues për UÇK-në.
Ahmetaj i cili ua kushtoi edhe një këngë çlirimtarëve tha se përjetoi tepër rëndë dënimin e tyre.
“Ndoshta që vie nga një familje që kemi qenë familjarisht në luftë. Kemi pasur fatin që mos me qenë as në Shqipëri as kurrkund. I kam përjetuar edhe si 14 a 15 vjeçar atë kohë në luftë. I kemi përjetuar të gjitha ato, maltretime, masakra etj. E kam përjetuar shumë rëndë dënimin e tyre, sa që s’kam mundur të vij në vete atë ditë”, tha Ahmetaj.






