Idriz Rrecaj është njëri nga tri viktimat e konfirmuara nga gjetjet ne varrezën masive në veri, djali i tij jep njoftimin

- Advertisement -

Ish-kryetari i Skenderajt, Idriz Rrecaj është njëri prej tre viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut në veri të vendit, pas 27 vjetësh.

Shpëtim Rraci, djali i Idriz Rrecajt, shkroi në një postim në Facebook se janë informuar zyrtarisht nga institucionet:

“Pas 27 vitesh pritje, dhimbje dhe pasigurie, morëm lajmin nga institucionet tona që nga laboratori i ADN-së në Hagë është konfirmuar zyrtarisht identifikimi i prindit tim, Idriz Rrecaj”, shkroi ai.

“Pyetjes “Ku është Idriz Rrecaj?” i erdhi fundi. Pas 27 vitesh, më në fund kemi përgjigjen që e kemi pritur për kaq gjatë”, shtoi Shpëtim Rraci

Ai ka shprehur “mirënjohje të thellë për të gjitha institucionet e shtetit dhe për çdo person që ka punuar ndër vite për zbardhjen e fatit të tij dhe të personave të zhdukur”.

“GJAKU NUK HUMB KURRË!”, shkroi djali i Idriz Rrecajt.

Të ngjashme

Të fundit