Tahiri: 80% e votuesve të VV-së e kanë përkrahur Osmanin edhe për një mandat, Kurti ka hatërmbetje

- Advertisement -

Xhafer Tahiri nga LDK-ja, ka deklaruar se partia e tij kishte synuar shmangien e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh se vendi sapo kishte kaluar nga një proces zgjedhor.

Tahiri kritikoi Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar si të palogjikshëm argumentin e kësaj partie lidhur me deklaratat se opozita e ka çuar vendin në zgjedhje.

Sipas tij, matjet e opinionit tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve, përfshirë edhe votues të LVV-së dhe partive të tjera, mbështesin rizgjedhjen e Vjosa Osmani edhe për një mandat të presidentes.

Tahiri tha se rreth 80 për qind e votuesve të LVV-së, si dhe një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të PDK-së dhe LDK-së, janë deklaruar në favor të Osmanit.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, LVV-ja ka humbur mbështetje qytetare, ndërsa LDK-ja, siç tha ai, tashmë qëndron më mirë politikisht falë “bashkimit të së djathtës”.

“Kemi dashur t’i shmangim zgjedhjet, për shkak se vetëm sa kishim dalë nga një proces zgjedhor. Është i palogjikshëm ky argument i VV-së, se dikush se vetëm sa ka dalë prej zgjedhjeve dhe nuk ka dalë mirë, nuk do sërish me shku në zgjedhje se rrezikon me dalë keq. Por, tash kur LVV-ja e ka parë që deputetët e saj, votuesit, qytetarët nuk e kanë përkrahë, po e them këtë edhe nga matjet e opinionit 80% e votuesve të LVV-së kanë përkrahur rizgjedhjen e presidentes Osmani edhe për një mandat. 50% e atyre që janë deklaruar që e votojnë PDK-në, kanë thënë se do ta përkrahnin edhe për një mandat. Dhe, shumica e elektoratit të LDK-së kanë thënë që do ta përkrahnin presidenten Osmani”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Tahiri po ashtu deklaroi se presidentja Vjosa Osmani pritet t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Por, thotë se Kurti ka hatërmbetje karshi ish-presidentes Vjosa Osmani.

“Që nga përfaqësimi i presidentes, Kurti kishte hatërmbetje, fakti që ShBA-ja e dinin që Kurti është në Davos, por e ftuan Osmanin mendoj që është njëra prej arsyeve e ndër të tjerave që ai vendosi që të mos kemi një presidente të vërtetë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit