Synon për herë të parë ulësen në kuvend, kaq vota ka rrëmbyer deri tani Fahrije Hoti

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahrije Hoti, po shënon një paraqitje të rëndësishme në garën për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve të deritanishme nga procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, kur janë numëruar 60 për qind e votave, Hoti renditet në vendin e 26-të në listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së.

Deri tani, kandidatja për deputete ka mbledhur 5845 vota gjithsej.

Për Fahrije Hotin, kjo është hera e parë që garon për një mandat deputeteje.

 

Të ngjashme

Të fundit