Analisti i politikës, Valon Syla, beson se vendi do të shkojnë në zgjedhje parlamentar në qershor.
Syla zgjedhjet i sheh si alternativë pas “dështimit në politikë dhe dështimit në negociatat nga Albin Kurti”.
“Shuplakat diplomatike i morëm sot nga Franca dhe Gjermania… por ma të rëndat do të vinë nga Amerika e sidomos nëse Republikanët fitojnë atje.” – ka shkruar ai pasi Kosova nuk ishte temë e diskutimit për agjenden në Këshillin e Evropës.
Shkrimi i tij:
Kosova nuk është në agjendë për antarësim në Këshill të Evropës… do të thotë, se vazhdojmë me izolim, sankcione nga Amerika dhe BE pa fituar asnjë njohje… e as nga Këshilli i Evropës, një dështim i politikës dhe negociatave që po i udhëheq Albin Kurti. Në gjuhën real politike kjo do të thotë edhe zgjedhje të brendshme nacionale qoftë në qershor, apo në tetor.
Nëse partitë nuk merren vesh, atëherë ky mandat i Kurtit përfundon në shkurt kur edhe mbahen zgjedhjet e rregullta.
Shuplakat diplomatike i morëm sot nga Franca dhe Gjermania… por ma të rëndat do të vinë nga Amerika e sidomos nëse Republikanët fitojnë atje.
Personalisht mendoj se zgjedhje mund të ketë një të diele të qershorit, me 23 ose me 29.
Ta shohim.
#albanologji #deshtim #kurti #vv