9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Syla: Kurti do të dezertojë para Asociacionit

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se përballë kërkesave insistuese të faktorëve ndërkombëtarë për implementimin e Asociacionit, kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti “do të dezertojë”.

Duke folur në emisionin Pressing të T7, Syla ka thënë se beson që Kurti ose do të ikën, ose do ta bllokojë Kosovën.

“A e patë Albin Kurtin për barrikadat, u tërhoq. Cka nëse tërhiqet edhe prej Asociacionit? Unë qysh e kam pa, domethënë në këtë kohë, personalisht unë besoj ndryshe nga informacionet që po më vijnë. Unë besoj që Albin Kurti do të dezertojë. I bie që ikë. Ja jep dorëheqje, ja e bllokon Kosovën dhe thotë s’po japi dorëheqje por nuk po shkoj, dhe na hin sanksione siՈ na po patën hyrë me qeveritë e kalume”, ka thënë Syla gjatë emisionit.

Sipas tij, me veprimet e mundshme të Kurtit në muajt e ardhshëm, Kosova mund ta pësojë nga sanksionet ndërkombëtare.

“Vijnë sanksionet, ta nalin liberalizimin, t’i ndalin paratë vjetore. Këto ndalen. Ia kanë ndal ministrave të qeverisë së Kosovës jashtë. Kënd e ke pa jashtë? Kështu të bllokon. Të mëshojnë diplomatikisht. Kështu përballon Albin Kurti se ai nuk e ka gajle”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit