22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Syla kritikon Osmanin: Boni kruga – Palestina mori nja pesë njohje të reja, këta asnjë

- Advertisement -

Analisti Valon Syla e ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila të premten publikoi një video ku shihet duke pilotuar nën mbikëqyrje një helikopter gjatë vizitës në ShBA.

Syla ia përmendi presidentes mësimin e gjuhës frënge, por pastaj edhe sanksionet nga Franca.

“E kanë knaqë me politikë të jashtme e të brendshme, aq sa ju ka mbet me hyp edhe në helikopter me mësu, si frangjisht që mësojke në fillim me fol me Macronin e i rrasën veç sanksione” – shkroi analisti i njohur.

Sipas Sylës, udhëheqësit e Kosovës mund të vendosin që të blejnë armë, por një veprim i tillë do të na e sillte falimentimin.

“Sa njeri i komoleksum ish kon në këtë Kosovë, Zoti na ndihmoftë… çfarë mendje kanë edhe blejnë armë e falimentojmë si Greqia kur i shkojke mendja me u shty me Turqine” – shkroi ai në rrjetin “Facebook”.

Syla e lavdëroi punën e ish-presidentes Atifete Jahjaga për sigurimin e ndërtimit të një spitali, ndërsa i kritikoi udhëheqësit e tanishëm të vendit, duke e krahasuar mungesën e njohjeve me diplomacinë e Palestinës.

“Atifete Jahjaga na e pruni një spital, si ish Presidente… ndërsa Palestina i murr nja 5 njohje të reja, e këta asnjë e asgjë” – shkroi më tej analisti.

Është raportuar se Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta janë duke e shqyrtuar njohjen e Palestinës më 21 maj.

Në fund, Syla shkroi: “Boni ‘kruga’ se politika për juve është ‘Luna Park’. Fmijaqa.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit