10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Sveçla jep detaje për aksionin e sotëm të Policisë në Pejë, tregon se kush nga kjo ndërmarrje është subjekt i hetimit

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Për këtë rast është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se epoka e tolerimit të të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Postimi i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit