28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sveçla dhe Krasniqi bëjnë homazhe për të rënët në Lagjen e Bonjakëve 25-vjet më parë

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në shtëpinë përkujtimore të Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku u keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 shqiptarë, 25-vjet më parë nga forcat serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se nderuan sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë

.

“25-vjet më parë, forcat serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku i keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre. Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, familjarë të të rënëve, deputetë e qytetarë, sot u mblodhëm në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë”.

“I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka thënë Sveçla

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit