Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi-Prishtina

- Advertisement -

Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi e pret Prishtinën në një derbi që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione. Të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në këtë përballje.

Në duelin tjetër, Drita përballet me Vushtrrinë në Gjilan, ku vendasit synojnë fitoren për të vazhduar me rezultate pozitive.Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Java e 12-të mbyllet nesër me dy përballjet e fundit: Malisheva-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Gjilani.

Të ngjashme

Të fundit