24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

“Sundimi i saj nuk është mit”, Ahmetxhekaj tregon sesi Mihali vendosi për largimin e tij nga RTK-ja

- Advertisement -

Shkumbin Ahmetxhekaj, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, ka thënë se ‘sundimi i vendit’ nga Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është një mit por një e vërtetë.

Ai ka treguar në Rubikon se ishte Mihali ajo që vendosi për ndryshimin në RTK, përkatësisht largimin e Shkumbin Ahmetxhekajt nga kjo pozitë.

“Ministri Çeku tha se nuk do të dëshironte të merrej asnjëherë me çështjen e RTK-së sepse mendon se duhet te funksiononte e pavarur. Pastaj, nga ajo çfarë kam kuptuar është se këtu pastaj kemi përfshirjen e një zonje e cila nuk është pjesë e strukturave shtetëtore por e cila çuditërisht është marrë me Shkumbinin. Asnjëherë nuk me ka kontaktu direkt, asnjherë s’më ka thirrë direkt por ajo çka kam kuptuar është se kjo zonja në fjalë, e cila nuk është një mit por një e vërtetë që në Kosovë sundon, pra vendos, thjesht ka vendos për ndryshimin që duhet bërë në RTK”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit