Sulmohet fizikisht shtetasja gjermane në Gjakovë

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00.

Viktima, shtetase e Gjermanisë, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, mashkull kosovar, me të cilin është në marrëdhënie bashkëjetese.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Të ngjashme

Të fundit