14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Sulmi ndaj autobusit të Kosovës në Serbi, reagon Gashi: Regjimi i Vuçiq-it po vazhdon nxitjen e dhunës ndaj shqiptarëve

- Advertisement -

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund është sulmuar me gurë në Serbi.

Lidhur me këtë incident ka reaguar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi duke e akuzuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.

“Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e Gashit.

Ajo shton se Kosova është kundër çdo kërcënimi më bazë etnike.

“Republika e Kosovës është kundër çdo kërcënimi me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe mërgatës së saj. Është e qartë se regjimi i [Aleksandar] Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të mëdha”, përfundon ajo.

Ky sulm kishte ndodhur gjatë të shtunës mbrëma, derisa mërgimtarët nga Kosova po kalonin nëpër Serbi për të shkuar në Gjermani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit