Sipas raportit, viktima, një mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, po ashtu meshkuj kosovarë, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 22:35, në rrugën “Gjilani” në Prishtinë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Gjilani, Prishtinë 16.07.2026 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.






