9.1 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Sulm me armë në ShBA: Punonjësi i supermarketit vret 6 persona dhe plagos 4 të tjerë

- Advertisement -

Një punonjës në një supermarket në shtetin amerikan të Virginias ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur katër të tjerë.

Pas ngjarjes, personi i armatosur e ktheu armën kundër vetës ku vdiq në vend.

Sipas policisë, motivi i ngjarjes ende nuk dihet dhe se ata nuk janë në kërkim të asnjë personi tjetër në lidhje me sulmin.

Një grua tha për WAVY-TV se vëllai i saj, një punonjës 20-vjeçar, u qëllua dhe u plagos vetëm 10 minuta pasi kishte hyrë në punë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por ajo tha se vëllai i saj ishte në gjendje të fliste me të afërmit dhe të dërgonte mesazhe – duke thënë se kjo ishte “ngushëlluese”.

Ndërkohë, guvernatori republikan i Virginias, Glenn Youngkin, urdhëroi që flamujt të valonin në gjysmështizë për të shënuar tragjedinë.

“Do të ketë kohë që ne të reagojmë dhe të kuptojmë më mirë, por sot është një moment ku duhet të mbështesim këto familje që po përballen me të paimagjinueshmen”, tha ai.

Presidenti Joe Biden e përshkroi sulmin si “një tjetër akt dhune të tmerrshme dhe të pakuptimtë”.

Të shtënat vijnë vetëm disa ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate të komunitetit LGBT në shtetin amerikan të Kolorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Dhe në fillim të këtij muaji, tre lojtarë të futbollit amerikan u qëlluan dhe u vranë në Universitetin e Virginias.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit