9.7 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Varrezat masive në spitalet e Gazës, Autoriteti Palestinez kërkon nisjen e hetimit

- Advertisement -

Zyrtarët palestinezë të mbrojtjes civile i kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të hetojnë ato që ata thonë se janë krime lufte në një spital në Gaza,  duke thënë se rreth 400 trupa u gjetën në varre masive pasi ushtarët izraelitë u tërhoqën.

“Ka raste të ekzekutimeve në vend të disa pacientëve ndërsa ata ishin duke iu nënshtruar operacionit në spitalin Nasser,” thanë zyrtarët e mbrojtjes civile në një konferencë për shtyp, pa paraqitur prova.

Autoritetet palestineze thanë këtë javë se gjetën qindra trupa në varreza masive në spitalin Nasser, pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti i Khan Yunis. Ka pasur gjithashtu raporte për gjetjen e trupave në spitalin Al Shifa në veri të Gazës, i cili është shënjestruar në një operacion nga forcat speciale izraelite.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk tha dje se ishte “i tronditur” nga shkatërrimi i objekteve mjekësore në Nasser dhe Al Shifa dhe raportet për varreza masive, sipas një zëdhënësi.

Ushtria izraelite tha se pretendimet e Autoritetit Palestinez se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) i varrosën trupat ishin “të pabaza dhe të pambështetura”.

Izraeli ka mohuar vrasjen e atyre që janë gjetur në varre dhe ka publikuar një video që pala izraelite thotë se tregon palestinezët duke gërmuar ato varre para operacionit të IDF.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit