Subvencionimi i librave – Më pak para, më shumë ankesa (Video)

- Advertisement -

Ani se kanë mbetur veç edhe pak ditë kur nis viti i ri shkollor tek sot nisi ekzekutimi i mjeteve për blerjen e teksteve shkollore.

 Paratë për subvencionimin e teksteve shkollore u transferuan gjatë pasdites në xhirollogaritë e prindërve, por librat nuk mund të bliheshin.

Prindërit që iu drejtuan librarive u përballën me një situatë të papritur.

 Libraritë thanë se ende nuk i kishin pranuar çmimet e reja të teksteve nga shtëpitë botuese dhe, për këtë arsye, nuk mund t’i shisnin librat.

Vlera e subvencionimit për tekstet shkollore për vitin shkollor 2026/2027 është nga 60 deri në 100 euro.

Të ngjashme

Të fundit