Haradinaj për Shehollin: Është një limon i shtrydhur, nuk iu ka dashur më institucioneve

- Advertisement -

Daut Haradinaj nga Aleanca ka folur për rastin e Fatmir Shehollit, duke thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë AKI-në, kanë qenë të informuara prej vitesh për veprimtarinë e tij.

Në emisionin “Jehona Politike”, Haradinaj ka deklaruar se Sheholli, sipas tij, është përdorur nga inteligjenca e Kosovës në kuadër të zbulimit dhe kundërzbulimit.

“Mendoj se shteti ynë ka qenë jashtëzakonisht i informuar prej vitesh se kush është ky dhe cila është veprimtaria e tij. Nuk mendoj se ky ka qenë rrezik në kuptimin individual. Mendoj se inteligjenca jonë e ka përdorur në emër të zbulimit dhe kundërzbulimit, në njëfarë forme si agjent i dyfishtë”, tha Haradinaj.

Ai kërkoi nga AKI-ja që të sqarojë rolin e Shehollit dhe rezultatet që, sipas tij, mund të ketë sjellë për Kosovën në raport me Serbinë.

“AKI duhet të tregojë se cilat janë të mirat që ky i ka sjellë Kosovës në raport me Serbinë”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj shtoi se Sheholli sipas tij “është një limon i shtrydhur, nuk ka prodhuar gjë më dhe nuk iu ka dashtë institucioneve”.

Ai ndër tjerash tha se institucionet e inteligjencës së Kosovës duhet të vlerësohen për punën e tyre, duke thënë: “E kemi një inteligjencë që duhet të jemi krenarë për punën që e bëjnë”.

Të ngjashme

Të fundit