Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij Jetlira Foniqi nga Malisheva

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë i dyshuari për vrasjen e Jetlira Foniqit, i cili ishte bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Polcisë së Kosovës për rajionin e Gjakovës.

“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rënduar”, e cila ndodhi më datë 23.08.2026 në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë. Procedurat hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në koordinim me prokurorin kompetent”, ka thënë Elezaj.

Vrasja kishte tronditur Kosovën, ku ka pasur reagime të shumta.

Të ngjashme

Të fundit