5.6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Stones bën heroin, Man City në “frymën e fundit” fiton një pikë ndaj Arsenalit

- Advertisement -

Manchester City në minutën e fundit të kohës shtesë ka arritur ta fitojë një pikë në derbin ndaj Arsenalit për xhiron e pestë në Premierligë.

“Qytetarët” deri vonë ishin në disavantazh prej 1:2, megjithatë John Stones bëri heroin duke shënuar krejt në fund për t’ia fituar një pikë vendasve në “Etihad”.

Man City e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi përmes Erling Haalandit, i cili shënoi pas asistimit të Savinhos (9’).

Arsenali u kundërpërgjigj shpejtë përmes një eurogoli të Riccardo Calafiorit, i cili realizoi nga distanca duke e lënë në gjumë Edersonin (22’).

Ishte mbrojtësi Gabriel që bëri heroin, duke shënuar me kokë pas harkimit të Bukayo Sakas për ta përmbysur Cityn (45+1’).

Situata u përkeqësua për Arsenalin në fundin e pjesës së parë, kur Leandro Trossard u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë shkaku që e vonoi rinisjen e lojës (45+8’).

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta thjesht e “parkoi autobusin” brenda zonës. Man City gjatë kësaj pjese kishte mbi 90 për qind posedim, duke krijuar raste të njëpasnjëshme, sidomos me Josko Gvardiol megjithatë assesi s’ia dolën ta mposhtin Rayan.

Kur mendohej se Arsenali i fitoi pikët e plota, në skenë doli i inkuadruari John Stones që shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin (90+8′).

Kësisoj, Man City mbetet lider i vetëm në Premierligë me 13 pikë të tubuara, derisa Arsenali zë vendin e katërt me 11 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit