Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu vlerëson se njohje de jure mes Kosovës dhe Serbisë ka vetëm atëherë kur kreu i misionit kosovar ia dorëzon letrat kredenciale palës serbe.
Siç bën të ditur Spahiu, kjo arrihet nëse realizohet marrëveshja, në momentin kur hapet misioni i përhershëm në Beograd dhe anasjelltas.
“Pas një kohe, nëse do të realizohet kjo marrëveshje, nëse do të hapet misioni i përhershëm në Beograd, dhe i Serbisë në Prishtinë, qita njerëz të njëjtë kanë me thanë po kjo është njohje de jure…nëse realizohet misioni, kreu i misionit të Kosovës t’i dorëzojë letrat kredenciale sipas Konventës së Vjenës, o Vuçiqit, o Daçiqit…ajo është njohje, kur të ja pranon agremanin, ajo është njohje de jure”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Sipas profesorit Spahiu, kryeministri Albin Kurti do ta zbatojë Asociacionin “në momentin që flamuri i Kosovës do të ngritet në Beograd”.
“Më përpara bën tradhëti kombëtare…unë nuk e besoj që do ta bëjë këtë para se me u ngrit flamuri i Kosovës në Beograd”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, ai shtoi se nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e pranon Asociacionin, “do të thotë do të ketë luftë”.