6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Sot rikthehet Superliga, vëmendja në derbin Ballkani-Gjilani

- Advertisement -

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.

Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit e Gjilanit. Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit. Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje.

Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.

Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.

Të shtunën zhvillohen edhe dy përballje tjera. Na pres sfida mes Prishtinës e Trepçës’89.

Të dy ekipet kanë formë përafërsisht të njëjtë në pesë ndeshjet e fundit.

Sikurse kryeqytetasit, po ashtu edhe mitrovicasit morën pikët e plotë javën e fundit.

Sa i përket renditjes, bardh e kaltrit janë shumë më mirë, e shohin veten të katërtit me 35 pikë, teksa minatorët të tetit me 29 sosh.

Sfida e fundit e së shtunës është mes Llapit e Malishevës. Vetëm një fitore për llapjanët në pesë ndeshjet e fundit, ecuri negative e cila ia rrezikon edhe vendin e pestë. Katër pikë janë më lartë se kundërshtari, Malisheva e shtata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit