Sot (e shtunë) 10:00 në orën së shtunës, të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen për të dhjetën herë në përpjekje për të konstituuar legjislaturën e re.
Vazhdimi i nëntë i seancës që nisi më 15 prill vjen pas ndërprerjes, si pasojë e dështimit për të ndërruar formën e votimit – nga i hapur në të fshehtë – për zgjedhjen e krye-parlamentarit.
Pozicionet e partive politike mbesin të pandryshuara një ditë para vazhdimit të seancës.
Partia e dytë dhe ajo e treta për kah numri i deputetëve, akuzojnë të parën për shkelje të rregullave e procedurave në mungesë numrash.
Dështimi i të zgjedhurve për të funksionalizuar Kuvendin, gati tre muaj nga zgjedhjet, sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike është duke rrezikuar më shumë se 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së dhe miliona të tjerë nga marrëveshjet tjera ndërkombëtare.
Në asnjërën nga përpjekjet e përsëritura, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk mori më shumë se 57 vota nga së paku 61 vota të kërkuara.