Sot do të startojë xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Dueli i parë i kësaj xhiroje zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina do ta presë Vushtrrinë nga ora 16:00.
Në dy ndeshjet e zhvilluara, Prishtina i ka dy fitore, duke e nisur mjaft mirë sezonin, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, Vushtrria gjendet në vendin e parafundit me zero pikë nga tri ndeshjet e para.
Nesër (e shtunë) Llapi e pret Dukagjinin nga ora 16:00, kurse nga ora 19:00 Drita përballet me Drenicën në Gjilan.
Të dielën, Ballkani ndeshet me Feronikelin 74, kurse Malisheva e pret Gjilanin.
Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 16:00.






