Sot, në ora 17:00, shënohet 70 dhe 71 vjetori i lindjes së heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në Sallën e Kuqe në Prishtinë

- Advertisement -

Në përvjetorin e 70-të të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 71 vjetorit të lindjes së heroinës Xhevë-Krasniqi Lladrovci, sot, do të mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tyre, nën organizimin e Kryeqytetit dhe kryetarit Përparim Rama, ka njoftuar Ramiz Lladrovci.

Njoftimi i tij në rrjetin social:

Ftesë
Në përvjetorin e 70-të të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 71 vjetorit të lindjes së heroinës Xhevë-Krasniqi Lladrovci, sot, do të mbahet ceremonia përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tyre, nën organizimin e Kryeqytetit dhe kryetarit Përparim Rama.
Në këtë përvjetor me mirënjohje do të përkujtohet guximi, sakrifica dhe kontributi i heroit dhe heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, për lirinë e vendit.
Ftoj qytetarët, miqtë shokët dhe dashamirët, të marrin pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, sot, më 28.5.2026, në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, në ora 17:00.
Me nderime,

https://www.facebook.com/share/1EJxwPevyq/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit