Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërkon identifikimin e personit në fotografi

- Advertisement -

 

Policia e Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka njoftuar se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”thotë Policia

 

Të ngjashme

Të fundit