Sot do të mbushte 64 vjet heroi Zahir Pajaziti

- Advertisement -

Sot, shënohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, i cili lindi më 1 nëntor 1962, në fshatin Turuçicë të Podujevës.

Pajaziti ishte njëri ndër figurat e shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër organizatorët e parë të rezistencës së armatosur kundër forcave serbe.

Ai ra dëshmor më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Kontributi dhe sakrifica e tij mbeten pjesë e historisë së luftës për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit