- Advertisement -
Si shkak i të shtënave me armë zjarri në mes dy grupacioneve, një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Premtim Gashi është personi i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Familjarë të Premtim Gashit kanë njoftuar se i njëjti do të varroset sot në varrezat e lagjes Arbëria.
Varrimi bëhet në ora 16:00.
Njoftimi i plotë:
Familjar, miq e dashamire me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot me datenë 02.09.2024 nderroj jetë më i dashuri jonë Premtim Gashi duke na lënë perherë të pikelluar.
Varrimi i të ndjerit behet sot me daten 02.09.2024 me Namaz të Ikindis në/s ora 16:00 në varrezat e prishtines ( arberi-dragodan )
Të Allahut Jemi dhe te Ai do të Kthehemi.