Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi, transmeton IndeksOnline.

Ajo që bie në sy është uniforma që ai ka veshur, e njëjta me të cilën gjatë luftës kishte qëndruar në fronte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi i është bashkuar protestës duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, si dhe mbrojtjen e imazhit dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Prania e tij me uniformën e luftës ka tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve në protestë

Të ngjashme

Të fundit