Pavin Caffe sjell shijen e kafesë së mirë në Coffee & Tea Festival

- Advertisement -

Pavin Caffe është bërë pjesë e Coffee & Tea Festival, eventit që po mbledh në Prishtinë adhuruesit e kafesë, çajit dhe shijeve të veçanta.

Dita e parë e festivalit ka sjellë momente të shumta të shijes, aromës dhe atmosferës festive, me Pavin Caffe që ka qenë pjesë e kësaj ngjarjeje në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Festivali ka vazhduar edhe të enjten më 1 tetor, ndërsa dita e fundit do të jetë më 2 tetor, duke ofruar për vizitorët mundësi për të shijuar kafe të mirë dhe për të kaluar momente të këndshme në një atmosferë festive.

Pavin Caffe i ka ftuar të gjithë adhuruesit e kafesë që t’i bashkohen festivalit dhe të përjetojnë nga afër këtë festë të shijes dhe aromës.

Coffee & Tea Festival është i hapur nga ora 10:00 deri në 21:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

☕️ Pavin Caffe,aty ku kafeja bëhet pjesë e momenteve të bukura! /GazetaScanner/

 

Të ngjashme

Të fundit