Nis grumbullimi i qytetarëvë për protestën gjithëpopullore për liderët e UÇK-së

- Advertisement -

Sot në kryeqytet do të protestohet në Marshin gjithëpopullor në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila po qëndron në sheshet e kryeqytetit tha se qytetarët tashmë kanë nisur grumbullimin para skenës ku pritet të flasin folësit që do t’i adresohen atyre.

Ajo tha se disa nga protestuesit kanë filluar të brohorasin akronimin e UÇK-së pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Ka qytetarë të shumtë në numër që tashmë kanë zënë vend në vijën e parë të skenës nga ku do të drejtohen shumë folës, do t’i drejtohen qytetarëve. Një pjesë e madhe e tyre janë drejtuar te rrethoja e Qeverisë së Kosovës, ata po e brohorasin akronimin UÇK derisa po i përmendin edhe katërshen e UÇK-së të cilët me 16 shtator morën vendimin dënues në Hagë”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit