7.1 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Sonte luan Kosova ndaj Qipros

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.

Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.

Kosova në duel me Qipron, hynë pas fitores në udhëtim tek Lituania (1-2), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.

Kosova e kishte mposhtur bindshëm prej 4-0, Qipron në ndeshjen e parë, andaj edhe në duelin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, skuadra jonë është favorite për fitore.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit me qipriotët, tha se Qipro është një ekip dinamik, por sipas tij, Kosova është përgatitur për fitore në këtë duel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit