Përveç Kadri Veselit, lirim të përkohshëm nga paraburgimi në Hagë kanë kërkuar edhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Madje për këtë të fundin, mbrojtja e tij e kishte përmendur që ai kërkesa të tilla s’kishte bërë as kur iu ishte dashur siç ka qenë për rast të sëmundjes së vëllait, martesës së dy fëmijëve të tij dhe lindjes së dy nipërve/mbesave.
Mbrojtja e Krasniqit duke kërkuar lirimin e përkohshëm për klientin e tij thotë se privimi i zgjatur i nga liria është barrë e rendë kundër vazhdimit të paraburgimit veçanërisht që ende s’ka ndonjë dënim dhe ai prezumohet i pafajshëm.
Sipas mbrojtjes, vazhdimi i paraburgimit për Krasniqin në këto kushte aktuale mund të perceptohet si një dënim paraprak që shkon kundër prezumimit të pafajësisë dhe do të dëmtonte të drejtat që formojnë themelin e një gjykimi të drejtë.
Ata thonë se nuk ekziston asnjë formë konkrete ose e besueshme që Krasniqi mund të ndikojë tek dëshmitarët pas mbylljes së provave nga ZPS-ja ashtu qysh edhe pretendon pala akuzuese.
Si rrjedhojë, argumentet e tilla, mbrojtja i quan spekulative dhe pa asnjë bazë faktike, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbrojtja thotë se prania e Krasniqit në Kosovë do të përmirësonte aftësinë e mbrojtjes për të marrë udhëzime dhe për të realizuar hetime të nevojshme për t’u përgatitur për çështjen e saj.
Përfaqësuesit e Krasniqit kërkojnë edhe shqyrtim human të kësaj kërkesë duke u nisur edhe nga mosha e tij. Ndërsa, disa aspekte të tjera të cilat mbrojtja i ka përmendur janë të redaktuara për publikun.
Madje, një rrethanë familjare që mbrojtja e përmend gjatësinë e privimit nga liria të Krasniqit është edhe lindja e dy mbesave të tij.
“Që nga fillimi i paraburgimit të tij janë lindur dy mbesa. Z. Krasniqi tani kërkon të kthehet tek familja e tij me dinjitet dhe të kalojë kohë kuptimplotë me familjen e tij që po rritet – një nxitje që vetëm e forcon motivimin e tij për të përmbushur çdo kusht që Paneli mund të vendosë”, thuhet në kërkesën për lirimin e Jakup Krasniqit.
Veç kësaj, mbrojtja përmendi konstatimet e vazhdueshme të gjyqtareve se s’ka informacione të mjaftueshme që mbështesin argumentet e ZPS-së që Krasniqi mund të arratiset nga drejtësia. Madje, mbrojtja thotë se këtë rrezik ende më shumë e ulë mosha e avancuar e Krasniqit dhe lidhjet e forta personale dhe familjarë në Kosovë.
Sipas mbrojtjes, Krasniqi nuk kishte kërkuar lirim as për shkak të sëmundjes së vëllait të tij, as kur iu martuan dy fëmijët e as kur i lindën fëmijët e fëmijëve.
Si rrjedhojë, Krasniqi tani po e kërkon lirimin e përkohshëm për t’u kthyer tek familja e tij dhe për t’i marrë përgjegjësitë familjarë me dinjitet.
Veç kësaj, mbrojtja argumenton se meqë Prokuroria ka mbyllur çështjen e saj nuk qëndron argumenti që Krasniqi mund të ndikojë tek dëshmitarët pasi që s’ka të tillë që mund të jenë subjekt i ndërhyrjes.
Ndërsa, spekulativ e a quajtur pretendimin e Prokurorisë se dëshmitarët që kanë dhënë tashmë dëshmi mund të tërhiqen ose ta ndryshojnë atë.
Si argument të saj për të mbështetur lirimin e përkohshëm të Krasniqit, mbrojtja e ka përmendur edhe respektimin e kushteve të lirimit të përkohshëm ndaj klientit të saj në vjeshtën e 2024-ës.
Veç kësaj, Mbrojtja e Krasniqit thotë se Policia e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj për të monitoruar dhe zbatuar çdo kusht që vendoset nga gjykata.
“Procedurat tani po kalojnë në një fazë të re, ku Mbrojtja do të angazhohet aktivisht në përgatitjen e çështjes së saj. Shumica e punës hetimore dhe përgatitore duhet të ndodhë jashtë Hagës, veçanërisht në Kosovë. Vlerësimi i proporcionalitetit duhet të marrë parasysh të drejtën e Z. Krasniqi për kushte të përshtatshme për të përgatitur mbrojtjen e tij. Për të siguruar pjesëmarrjen e tij të plotë dhe të kuptueshme në këtë fazë të procesit, është e domosdoshme që t’i lejohet të kthehet në Kosovë nën kushte të përshtatshme”, thuhet në kërkesë