15.7 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

“S’jemi budallë o burrë, s’jam i dëshpëruar”: Mushkolaj dhe Rexha i VV-së eskalojnë në debat

- Advertisement -

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, dhe Imer Mushkolaj, analist i përhershëm në Debat Plus, kanë replikuar ashpër në lidhje me atë nëse ka apo jo Asociacion të komunave me shumicë serbe në marrëveshjen evropiane.

Moderatori Panduri deklaroi se ka, ndërsa z. Rexhaj vazhdoi duke thënë se nuk ka. E aty, në mes të debatit, hyri edhe z. Mushkolaj.

“Ka Asociacion” – dëgjohet tek thotë Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”.

“Jo, veç pak, më lejo ta përfundoj” – deklaroi z. Arbër Rexhaj, deputet i VV-së.

Ai tentoi edhe ta arsyetonte deklaratën e Kurtit, duke thënë se e kupton në çfarë konteksti e ka thënë se “ka Asociacion”.

“Unë po e kuptoj kontekstin se si e tha” – deklaroi.

“Veç na s’po e kuptojmë, na e ngumë me vesh o burrë” – deklaroi Mushkolaj.

E kur e pa që z. Rexhaj po vazhdon me arsyetimin e Kurtit, Mushkolaj e rëndoi gjuhën.

“Nuk jemi budallë” – deklaroi z. Mushkolaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit