Sigurimi në QKUK: Mbi 60 punëtorë u larguan nga puna

- Advertisement -

Kontrata e re për sigurimin fizik të objekteve në QKUK, u nënshkrua pak ditë më parë.

Megjithatë, mbi 60 punonjës kanë mbetur pa punë, çka u konfirmua edhe nga sindikalistët, raporton Klan Kosova.

Sindikata e Sektorit Privat është e njoftuar për këtë ndryshim, teksa thotë ata u larguan nga puna pa paralajmërim, e për faj riorganizimit nga QKUK.

Jusuf Azemi thotë se për këtë ka zhvilluar takime me menaxhmentin spitalor por edhe ka dërguar shkresa, për rikthimin e tyre në punë.

QKUK, këtë ri-organizim thotë se po e bën për shkak të avancimit elektronik të evidencave.

Tutje QKUK thotë se nuk i ka larguar punëtorët e sigurimit nga puna.

Të ngjashme

Të fundit