13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Si ndikuan dëshmitarët kontradiktorë në procesin e Thaçit dhe të tjerëve?

- Advertisement -

Të paktë janë ata që në këtë gjykatore dolën me zë dhe figurë të tyre. Por ata që folën haptas, u luftuan mjaft ashpër juridikisht nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së.

Bile disa u demantuan keq, pranuan gabimet, deri ku inserte seancash u konsideruan fitore për të akuzuarit në Hagë.

Bëhet fjalë për zyrtarin e Human Rights Whatch Abrahams, dëshmitarin e Kaçanikut, Agim Idrizi, dhe serbë të pretenduar si gazetarë që dolën të kenë qenë pjesë e shërbimeve sekrete serbe, e që deklaratat e tyre qenë mjaft kontradiktore.

Problematik rolin e tyre në këtë gjykim e sheh avokatja e akredituar nga Specialja, Fehmije Gashi, që thotë se mbi deklaratat e tyre është ngritur edhe aktakuza.

Por sipas saj, për të ditur se a ndikoi pozitivisht në proces demantimi i tyre, duhet të pritet epilogu.

Nga ana tjetër, Faton Klinaku, nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së, thotë se dështimi i dëshmitarëve dhe provave të Speciales ka bërë që në Kosovë të ketë valë të re bastisjesh e hetimesh.

Deri më tani në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dëshmuar 32 dëshmitarë, teksa në rend janë me qindra të tjerë të ftuar nga Prokuroria.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit