Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj debati për energjinë tashmë është humbur nga pushteti.
Mehmetaj shkroi se e gjithë Kosova tashmë “e ka kuptu qe Artane Rizvanolli eshte mashtruese patologjike”, teksa përmendi reagimet e qytetarëve në videot e publikuara nga T7, pas intervistës së Rizvanollit.
Sipas tij, aty vërehej se publiku nuk po i pranonte më qëndrimet e saj.
“Nese i shihni komentet e qytetareve ne videot e postuara nga T7 ne nje emision ku kishte qene Rizvanolli, shihet se pothuajse ne menyre absolute, te gjithe ja diktonin rrenat”, tha Mehmetaj.
Ai shtoi se, pavarësisht “fuqisë së madhe propagandistike të Vetëvendosjes” në rrjete sociale, në këtë rast “e verteta ka fitu”.
Mehmetaj e ka cilësuar këtë si fitore të gazetarisë në Kosovë.
“Duhet me thane, pa modesti, qe kjo prape eshte fitore e arritur nga gazetaria ne Kosove.”






