10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Si ia ndali Hamëz Jashari prodhimin e plumbave Serbisë? (Video)

- Advertisement -

Një thirrje e nxori nga puna.

Haxhi Qerimit për një takim i kishte çuar fjalë, vet Hamëz Jashari.

Të dy këta në vitin 1989, po punonin në ish-fabrikën për prodhimin e municioneve në Prekaz të Skenderajt.

Shkak për këtë takim, ishte greva e minatorëve të Trepçës.

“Jam kanë në ndërrim bashkë me Enverin Buliqin dhe Aziz Sejdiun. Kur kam ardhë këtu, tha dajë, jam kanë dje në Stan Tërg, minatorët kishin hy prej të hënës në grevë, i kishin 10 kërkesa, po unë po t’i tregoj tri. E para, mos me u ndërru Kushtetuta e vitit 1974, e dyta me dhënë dorëheqje Ali Shukria, Rrahman Morina dhe Hysamedin Azemi dhe e treta është mos me pas diferencime”, shprehet Haxhi Beqiri, ish-kontroller nw Departamentin e Kallarmeve

Por, çfarë po e shqetësonte ish-kontabilistin në këtë fabrikë, Hamëz Jasharin?

“Tha është marre që ata në horizontin e 8 e 9 kanë hy në grevë, e këtu me u ndi maqinat tu punu, është marre. Po shko ndali maqinat.Unë dola menjëherë në repart të kallarmeve, i thashë Hajrullah Veliqit, çka je tu ba kështu, nuk po punohet mirë! E kur u ndalën maqinat i tregova arsyen, edhe pastaj krejt maqinat e prodhimit i kemi ndal, tregon Beqiri.

Përgjegjësinë për t’ua kumtuar arsyet e këtij veprimi punëtorëve, e mori vet Hamëz Jashari gjatë pauzës.

“Kur ja ka nis më i thanë qito arsye, mas arsyes së tretë, ja kena nis me rreh shuplaka dhe kemi hyrë në grevë”, shprehet ai.

E shumë shpejt, ky veprim i vëllait të komandantit Adem Jashari, mori jehonë.

“Hamza natën, gjithmonë ka punuar me telefon, kish pas njerëz gjithkund. Fabrika e baterive në Pejë, Metaliku i Gjakovës, e baterive në Gjilan, Llamkosi i Vushtrrisë, krejt janë kanë në Trepçë. E di që të nesërmen edhe ato kanë hyrë në grevë”, tregon Haxhi Beqiri.

Sipas Beqirit, pas masave të dhunshme serbe në vitin 1990, Hamëz Jashari ishte i pari që në mënyrë demonstrative la punën në këtë fabrikë.

Ndërsa 8 vjet më pas, vetëm pak metra më poshtë, pas një sulmi mizor serb, do të binte heroikisht Hamëz Jashari së bashku me 58 shqiptarë të tjerë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit