Ligji për Specialen, veteranët e UÇK-së protestojnë sot para Kuvendit

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për protestë sot në orën 09:00 para Kuvendit të Kosovës, në të njëjtën kohë kur nis seanca plenare.

Në seancë pritet të shqyrtohet edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i propozuar nga PDK-ja.

Protesta fillimisht ishte paralajmëruar për orën 12:00, por orari është ndryshuar për shkak të zhvillimeve lidhur me punimet e Kuvendit.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestë.

Të ngjashme

Të fundit