Shurdhaj: Katër vjet kemi mbetur pa proteza, mungon vullneti i Qeverisë për të zgjidhur problemin

- Advertisement -

Kryetari i Organizatës së Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhaj, ka akuzuar institucionet për mungesë vullneti në zgjidhjen e çështjes së furnizimit me proteza për invalidët e luftës, duke thënë se për katër vjet ata kanë mbetur pa mbështetjen e nevojshme.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Shurdhaj tha se i vlerëson deklaratat e deputetit Enver Dugolli lidhur me këtë çështje, por shtoi se përgjegjësia bie mbi Qeverinë dhe Zyrën e Kryeministrit.

“Më vjen shumë mirë prej z. Dugolli se sa mirë e elaboroi çështjen e invalidëve dhe përgjegjësisë së Qeverisë e të Zyrës së Kryeministrit. I them z. Dugolli dhe të gjithë përgjegjësve se unë kam qenë ai që kam shkuar katër herë në zyrën e zotit Biçi, me kërkesa për zotin Kurti dhe për ministrin, por nuk ka pasur vullnet prej Qeverisë, e as prej deputetëve, që të na ndihmojnë për këtë çështje”, deklaroi ai.

Sipas Shurdhajt, mungesa e protezave ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e invalidëve të luftës, duke ua kufizuar lëvizjen dhe përditshmërinë.

“Katër vjet kemi mbetur pa proteza. Ky është pushteti që na ka lënë brenda në shtëpi dhe nuk kemi mundur të dalim as jashtë”, u shpreh Shurdhaj.

Të ngjashme

Të fundit