Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën, në të cilën ishin tri pika të rendit të ditës.
Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, ka bërë të ditur se shtyrja është bërë me marrëveshje të grupeve parlamentare.
“Nga konsultimet me GP, konsideruam që seanca që është thirrur me tri pika për sot, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha Gola.
Pas kësaj, Kuvendi po vazhdon me seancën e dytë, e cila ishte planifikuar për sot.






