Pas rreth dy orësh vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të fillonte në orën 10:00.
Seanca ka filluar afër mesditës, ndërsa në rend dite janë tri pika për diskutim.
Në mesin e tyre është edhe Rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i rikthyer nga Presidentja e Kosovës.






