Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatëve të Veliajt, të cilët vijojnë bojkotin në shenjë kundërshtimi ndaj rregullave të përcaktuara nga Kuvendi.
Gjatë seancës, prokurori ka deklaruar se avokatët po kryejnë shkelje dhe ka kërkuar marrjen e masave ndaj tyre. Si rezultat, avokatët janë gjobitur me 100 mijë lekë.
Erion Veliaj ndodhet në burg, ndërsa përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në kuadër të së njëjtës çështje janë të përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë e bashkëpunëtorë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me korrupsionin.






