Shtyhet derbi Drita – Prishtina

- Advertisement -

Derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës nuk do të zhvillohet këtë javë.

Kjo përballje e paraparë të zhvillohet në Gjilan, do të luhet me një datë tjetër pasi është shtyrë shkaku i angazhimeve të Dritës në garat evropiane.

Drita, këtë të enjten dhe javën e ardhshme do ti luajë dy ndeshjet e rëndësishme, ato të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës dhe për këtë arsye nuk do të ketë angazhime në Superligë.

Megjithatë, në kuadër të xhiros së dytë, do të zhvillohen katër ndeshje tjera që pritet të jenë interesante.

Xhiro do të hapet të premten me duelin Malisheva – Drenica për të vazhduar me ndeshjet Dukagjini – Feronikeli ’74 dhe Ballkani – Vushtrria të shtunën, ndërsa të dielën është përballja Llapi – Gjilani.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë të elitës së futbollit kosovar do të nisin nga ora 16:30.

Të ngjashme

Të fundit