“UEFA dhe FIFA kanë rregulla të qarta për sjelljen në stadiume. Mesazhet politike dhe veprimet e ndaluara mund të sjellin dënime financiare, sportive dhe juridike për Federatën. Ne mund të luajmë edhe kundër shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por në fushë duhet të respektohen rregullat sportive dhe kundërshtari”, tha Ademi për Albinfo.ch.
Ai theksoi se Federata është dënuar edhe më parë për sjelljen e tifozëve, duke u bërë thirrje që ta mbështesin Kombëtaren me gjithë zemër, por në mënyrë dinjitoze.
“Sjellja në stadium është edhe pjesë e imazhit të shtetit tonë”, ka theksuar i pari i FFK-së.






