Shtohet interesimi italian për Gallapenin

- Advertisement -

Dion Gallapeni ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Serie A të Italisë, pasi edhe një skuadër është futur në garë për shërbimet e tij.

Krahas Bolognas, interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, ka shfaqur edhe skuadra e Atalantas që po synon transferimin e tij në verë.

21-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Polonia, Ëidzeë Lodz deri në vitin 2029 por në fillim të këtij viti u huazua te Ëisla Plock, që ka opsionin e blerjes së tij në verë për 2.5 milionë euro.

Në sezonin aktual, Gallapeni ka regjistruar 17 paraqitje në Superligën e Polonisë, ndërsa ka shënuar edhe 1 gol dhe ka bërë 3 asistime.

Javë më parë, ai është pajisur me pasaportë të Shqipërisë, dokument ky që ia lehtëson kalimin në Itali pasi futbollistët shqiptarë nuk konsiderohen si të huaj.

Gallapeni ka edhe 11 ndeshje të luajtura me Kombëtaren e Kosovës prejse debutoi në mars të vitit të shkuar me fanellën e “Dardanëve”.

Të ngjashme

Të fundit