28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Shtetet anëtare të KiE-së “vendosin vetë” se a konsiderojnë Asociacionin kusht për Kosovën, thotë Zyra e BE-së

- Advertisement -

Në këtë periudhë njëmuajshe Kosova e gjen veten duke ecur një fije të hollë mes procedimit ose jo të draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues, por edhe në adresimin e disa shqetësimeve për shpronësime të tokave në veri. Pse?

Më 16 prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës hedh në votim raportin rekomandues të Dora Bakoyanis për kalimin në faze finale të votimit të Kosovës për-ose-jo të anëtarësimin në KiE. Ndërkaq vendimarrja finale është në duart e Këshillit të Ministrave të KiE-së, që është praktikisht në nivel qeverish të vendeve anëtare.

Në raportin (Opinionin) e Bakoyanis ajo e shkruan prerazi se vetë aplikimi i Kosovës, përkatësisht vetë konsiderimi nga KiE i aplikimit të Kosovës, “për herë të parë në histori të Organizatës, është bërë me lidhje direkte me një proces politik, i cili është në fascilitim nga një organizatë tjetër ndërkombëtare (BE)”.

E ky proces politik, thotë Bakoyanis, është Marrëveshja e Bruksel/Ohrit; “rëndësia e së cilës nuk mund të theksohet sa duhet” teksa i referohet Nenit 7 “të vetëmeanxhimit” për komunitetin serb krahas Nenit 4 nga i cili është argumentuar procedimi i aplikacionit për këtë anëtarësim në rend të parë.

Çka është më goditëse, Bakoyanis në pikën 39 ku ajo u drejtohet në raport Këshillit të Ministrave, përkatësisht vendimmarrësve finalë – ajo u drejtohet atyre që progresi drejt themelimit të Asociacionit “duhet të qëndrojë dukshëm lart në konsiderimim e ardhshëm të Komitetit të Ministrave për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”.

Në këtë lexim, duke e dhënë (mos)suksesin për anëtarësim në KiE të lidhur me (mos)suksesin në zbatim të Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, pikturohet qartë që Asociacioni veçse është ndjeshëm kusht kur raporti përfundimisht të hedhet në votim në Këshillin e Ministrave.

Nacionale – duke u nisur nga ky lexim – ka pyetur Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë se a e sheh BE-ja pashkëputshëm të lidhur suksesin e këtij aplikimi me procedimin tutje të draft-Statutit si fazë e parë e zbatimit të saj. Se a do të jetë kusht ose jo ky hap, na tha Zyra e BE-së, “varet nga vendet anëtare” a e marrin atë pozicion.

“U takon anëtarëve të Këshillit të Evropës që të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, na tha zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Ioanna Lachana. Por, vazhdoi ajo, sa i përket Asociacionit dhe themelimit të tij, qëndrimi i BE-së është ç’ka qenë.

“Pavarësisht nga diskutimet e KiE, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së 2023 mbi Rrugën drejt Normalizimit të zbatohen në mënyrë të përshtatshme, në mirëbesim dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra – për të cilën Palët ranë dakord në Aneksin e Zbatimit në Ohër. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, që është mënyra më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb të Kosovës”, na tha ajo.

“Këshilli i Evropës luan një rol qendror në promovimin e vlerave themelore evropiane dhe standardeve të përbashkëta, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Vëmë re se Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka diskutuar dhe miratuar draft opinionin statutor për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të përgatitur nga raportuesja znj. Dora Bakoyannis. U takon anëtarëve të Këshillit të Evropës që të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, përfundoi zëdhënësja. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit