9.9 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Bunjaku thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje: Kurti është vetëdorëzuar

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se partia që drejton është e gatshme t’ia japë opozitës votat e nevojshme për të shkuar në zgjedhje të reja.

Sa i përket kësaj çështje, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, tha se kjo deklaratë e Kurtit, do të thotë se ai është vetëdorëzuar.

“Kurti është vetëdorëzuar, vetë dorëzimi s’ka fjalë tjetër. Nëse Kurti ka ndonjë fjalë tjetër për veten, le ta thotë ndryshe. Në qoftë se ai kërkon që opozita ta sjellë mocionin, kjo i bie që Kurti është vetë dorëzuar. Prandaj, është mirë që Kurti të japë dorëheqje, por vetëm të mos viktimizohet sikur opozita s’po e lë të punojë. Prej kohës kur bën opozitë sillet si viktimë dhe prej tërë kohën që është në Qeveri sillet si viktimë. Kosova ka nevojë për zhvillim”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi në emisionin “InfoNata”.

E pyetur se i frikësohen procesit zgjedhor, deputetja potencoi se Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë s’ka qenë më e përgatitur për zgjedhje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë s’ka qenë më e përgatitur për zgjedhje. Ne jemi të gatshëm që nesër të shkojmë në zgjedhje, por Kurti le të japë dorëheqje. Por, s’jemi të gatshëm t’ia krijojmë kënaqësinë që Kurti të viktimizohet”, shtoi tutje ajo në Tëvë1.

Kujtojmë se pas një mocioni të suksesshëm për rrëzimin e Qeverisë dhe dekretimin e rezultatit nga presidentja, sipas procedurave, zgjedhjet e jashtëzakonshme më së largu do të mbaheshin në qershor të këtij viti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit